14:32 / E Martë, 19 Shtator 2023 / L K

Harrojeni Greqinë, nga viti i ardhshëm do të shtrenjtohen pushimet atje

Pushimet në Greqi do të jenë më të shtrenjta duke filluar nga viti i ardhshëm.

Arsyeja për këtë janë taksat më të larta të turizmit, të cilat do të derdhen në një fond ndihme për fatkeqësitë natyrore, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis fundjavën e kaluar në panairin e turizmit në Selanik.

Në të ardhmen, hotelet me 3 yje do të paguajnë tre euro në vend të 1.50 euro në shërbim.

Rritja e çmimeve do të vërehet më shumë në hotelet me 4 ose 5 yje. Nga 4 deri në 7 euro do të jetë rritja e çmimeve për shërbim./Indeksonline/