20:23 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

Harrojeni Ramosin, ky është mbrojtësi më i mirë për duelet në ajër

Mbrojtësi i Chelseas, Kurt Zouma është futbollisti më i mirë për duelet në ajër këtë në sezon në Evropë.

Zouma ka fituar 26 nga 27 duelet në ajër në anën defanzive këtë sezon, transmeton Indeksonline.

Pas tij vjen futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti i cili ka fituar 22 nga 23 duelet në ajër.

Pozitën e tretë e zë Harry Maguire që ka fituar 27 nga 30 duelet, kurse pozitën e katërt e ka Varane me 22 nga 25 duele të fituara.

Top 5-shen e mbyll mbrojtësi i Boreaux, Pablo Nascimento që po ashtu ka 22 nga 25 duele të fituara./