75 Mall Live Search
20:24 / E Martë, 20 Janar 2026 / B XH

Harrojeni rrymën, nga sot kosovarët pa viza edhe në Bahamas

Kosova ka nënshkruar marrëveshje me shtetin e Bahamas për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, raporon IndeksOnline.

“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi”, ka shkruar Gërvalla. /IndeksOnline/