18:04 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Harrojeni tortën e 100 vjetorit, ja çka ndodhi dje në Tiranë për pavarësi (Video/Foto)

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur ditën e sotme në panairin “Shqipëria punon tokën” tek sheshi i “Nënë Tereza”. Dy piramida, njëra me mollë e tjetra me domate, të vendosura në shesh nga organizatorët, janë “sulmuar” nga disa qytetarë.

Në videon e filmuar nga qytetarët, e të shpërndarë në Alert News, shihen fëmijë, por edhe të rritur, të cilët, gjykuar nga veshja e tyre, ndonëse nuk duken njerëz në nevojë, kanë vrapuar të marrin mollët dhe domatet e vendosura në një mënyrë artistike.

Të cilësuara si të veçantat e panairit, piramidave në fund nuk u ngeli më thuajse asgjë.