75 Mall Live Search
08:21 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / Gj Sh

Harrojeni zgjedhjet, dy super përballje sot në Superligën e Kosovës

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaji do të jetë nikoqire e Dukagjinit, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ferizaj, më fillim nga ora 13:00, shkruan IndeksOnline.

Skuadra ferizajase ka 14 pikë dhe renditet e teta në tabelë, derisa ajo nga Klina me 17 pikë, renditet në vendin e pestë.

Në të njëjtin orar zhvillohet edhe ndeshja mes Malishevës dhe Gjilanit.

Malisheva renditet e shtat me 16 pikë, katër më shumë se Gjilani, në vendin e nëntë./IndeksOnline/