Harron ndarjen, Lady Gaga në lidhje të re dashurie?
Lady Gaga po përflitet se ka filluar një lidhje të re dashurie me aktorin e njohur, Jeremy Renner.
Këngëtarja e njohur thuhet të ketë nisur një romancë të re pas ndarjes nga i fejuari, Christian Carino, shkruan E!News, transmeton Indeksonline.

“Ajo ka qenë mikeshë e mirë e Jeremy Renner për një kohë. Ata shpesh rrinë bashkë kur janë të dy në qytet, ajo ka kaluar shumë kohë me të së fundi, por nuk është diçka romantike”, ka thënë një burim i afërt me dyshen.
Kjo vjen vetëm një muaj pasi këngëtarja e hitit ‘Million Reasons’ prishi fejesën me Christian Carion me të cilin u fejua në tetor të vitit 2018. Gaga më parë ishte e fejuar edhe me Taylor Kinney me të cilin u nda në vitin 2016./Indeksonline/