16:08 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Harrone Neymarin, lëndimi i Marquinhos është më shqetësues

Në derbin mes PSG dhe Marseille, Neymar pësoi një lëndim të dhimbshëm duke lënë fushën me lot në sy.

Sidoqoftë, dëmtimi i Neymar nuk është edhe aq i tmerrshëm dhe sipas raportimeve të fundit ka shpresa të mëdha që braziliani të luaj ndaj Real Madridit.

Por, PSG ka një cështje tjetër për t’u shqetësuar.

Sipas mediave franceze, qendërmbrojtësi Marquinhos pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjën ndaj Marseille.

Marquinhos luajti 90 minuta, por sipas “Paris United” , pas ndeshjës mbrojtësi zbuloi se kishte probleme të kofshës gjatë lojës. Raportohet se dëmtimi i Marquinhos është më shqetësues sesa ai i Neymar. /IndeksOnline/