75 Mall Live Search
20:12 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / AR

Harroni muskujt, e tërë vëmendja te thonjt e lyer të Ronaldos (foto)

Ndonëse lyerja e thonjve konsiderohet si një zakon femëror, shumë meshkuj të famshëm po e bëjnë këtë gjë.

Në listën e shumë personazheve të njohur, tani është futur edhe Cristiano Ronaldo, raporton Indeksonline.

Së fundi ai ndau disa fotografi në profilin në Instagram, teksa shfaqte fizikun e formësuar.

Por kësaj radhe, vëmendja shkoi diku tjetër, te këmbët, e sakësisht te thonjt e lyer me ngjyrë të zezë.

Zakonisht ngjyra e zezë personifikon forcën, besimin në vete dhe fuqinë e ndoshta edhe kjo mund të jetë arsyeja e këtij veprimi të Cristianos./Indeksonline/