Harroni ushtrime: Këto zakone të mëngjesit iu bëjnë të shtoni peshë
Shumë njerëz vuajnë nga problemet e mbipeshës dhe obezitet, mirëpo për t’i shmangur ato duhet ndjekur një program i shëndetshëm ushqimi dhe aktivitet fizik.
Këto dy aspekte ndikojnë në aktivitetin e metabolizmit dhe hormonal, dhe kanë një efekt pozitiv për sa i përket eleminimit të dhjamit të tepërt.
Ka edhe nga ata që pavarësisht se i ndjekin këto zakone të mira nuk shohin rezultatet e pritura, madje përkundrazi shohin ndonjë kile të tepërt. Por jo të gjithë e dinë faktin se disa zakone të mëngjesit në të vërtetë sjellin një rritje në peshë. Për pasojë bëhet pengesë për objektivin që dëshirojmë për të qenë në formë.
Ja cilat janë zakonet që duhet t’i shmangni:
Nuk hani mëngjes
Mëngjesi është vak kryesor i ditës dhe nuk duhet të jetë vetëm një kafe dhe një biskotë. Por duhet të ketë karbohidrate, fibra dhe aminoacide. Totali i kalorive të mëngjesit i korrespondon 25% të nevojave të përditshme të trupit. Ideale është të hani mëngjes rreth një orë pas zgjimit. Para se të hani mëngjes, menjëherë pasi zgjoheni, mund të pini një gotë ujë të vakët me limon.
Konsumi i produkteve industriale
Ushqimet industriale përmbajnë shumë karbohidrate dhe yndyrna. Preferoni më shumë fruta, perime apo dhe kos natyral. Apo dhe një grusht fruta të thata apo smoothie natyral janë një alternativë e mirë.
Gjumi i tepërt
Studimet thonë se kush fle më shumë se 10 orë, rrit rrezikun e shtimit në peshë.
Një pushim i mirë mes 7-8 orësh në ditë pa ndërprerje është i mjaftueshëm.
Nuk hidratoheni siç duhet
Këshillohet që të nisni ditën me një gotë ujë ta vakët me lëng limoni. Apo një çaj bimësh, apo dhe ujë me mjaltë. Pasi të keni ngrënë mëngjesin, pini 3-4 gota ujë gjatë gjithë paradites.