“Harrova që e kisha në stol”, trajneri i Portugalisë vjen me gafën e vitit

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka bërë një deklaratë interesnte pas ndeshjes kundër Çekisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Portugalia mposhti Çekinë në udhëtim me rezultatë të thellë 4-0, shkruan IndeksOnline.
Por pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Fernando Santos, bëri një deklaratë intersante duke treguar se nuk e dinte se cilët futbollistë i kishte në bankën rezervë.
Ai tha se ka harruar që futbollisti Tiago Djalo ishte në bankën rezervë pasi do ta kishte futur në lojë.
“Kam harruar se kisha Tiago Djalo në pankinë, më vjen keq për të. Djalo duhet të hynte në lojë, kam besim të plotë tek ai”, tha Santos pas ndeshjes.
Tiago Djalo ende nuk ka bërë paraqitje me kombëtaren e Portugalisë dhe mundësia e ardhshme është ditën e martë në ndeshjen kundër Spanjës./IndeksOnline/