75 Mall Live Search
17:23 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / G T

“Harrova t’i blej diçka asaj”, Mikel Merino pasi shënoi dy gola për Arsenalin: Janë për gruan time!

Skuadra e Arsenalit shënoi fitore 0:2 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e Premier League.

Ishte mesfushori, Mikel Merino “heroi” i Mikel Artetas që shënoi dy gola për t’ia dhënë tri pikë të mëdha në “King Poëer Stadium”, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Merino u paraqit në një interviste dhe tregoi se këto dy gola ia dedikon të dashurës së tij. Dhe krejt kjo për shkak se ai harroi t’i blinte një dhuratë në ditën e të dashuruarve.

“Ishte një ditë e mirë për të shënuar sepse harrova t’i blej diçka gruas sime për ditën e të dashuruarve, kështu që golat i shkojnë asaj”, u shpreh Merino pas ndeshjes

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 53 pikëve në pozitën e dytë, katër më pak se lideri, Liverpooli (57)./Indeksonline/