75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 16 Maj 2024 / G T

Harruan se janë “live” në rrjetet sociale, eskalon festa e lojtarëve të Juventusit

Skuadra e Juventusit shënoi fitore minimale mbrëmë me rezultatin 1:0 ndaj Atalantas – duke fituar titullin e Kupës së Italisë.

Festa e “Zonjës së Vjetër” vazhdoi gjithë natën, derisa në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Olimpico” të Romës paksa edhe eskaloi, shkruan Indeksonline

Portieri i tretë, Carlo Pinsoglio harroi krejt që shokët e skuadrës janë futur “live” në rrjetet sociale – derisa u zhvesh i tëri duke ia treguar prapanicën bashkëlojtarit të tij, Arkadiusz Milik.

Festa e Juventusit vazhdoi edhe jashtë stadiumit të Romës, me alkool dhe këngë.

Kujtojmë që ky ishte titulli i vetëm këtë edicion i Juventusit. Ata siguruan edhe kualifikimin në UEFA Champions League pas një sezoni tejet të vështirë dhe me shumë probleme gjenerale./Indeksonline/