Harry dhe Meghan do të bëhen prindër për herë të dytë me shpejt se ç’menduam

Princ Harry dhe Meghan ditë më parë publikuan një imazh duke paralajmëruar se familja e tyre pritet të shtohet edhe me një anëtar.
Edhe pse menduam se fëmijën do të sjellin në jetë në fund të vitit, e vërteta qenka krejt ndryshe, shkruan Indeksonline.
Sipas një burimi fëmija e tyre pritet të vije në jetë këto tre muaj, deri në fund të stinës së pranverës.
“Harry dhe Meghan gjithmonë kanë dashur disa fëmijë, një vëlla ose motër për Archie. Ata janë duke planifikuar me entuziazëm ardhjen në jetë të bebit. Është një ëndërr e bërë realitet. Foshnja do të vijë në fund të pranverës”- tha një burim për Us Weekly./Indeksonline/