75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / AR

Harry dhe Meghan flasin hapur për konfliktin në Izrael

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan, kanë folur për konfliktin në Izrael përmes organizatës së tyre Archewell. 

“Në Archewell ne qëndrojmë kundër të gjitha formave të terrorit dhe mizorisë”, shkruan Duka dhe Dukesha e Sussex në deklaratën e tyre, transmeton Indeksonline.

Organizata e princit britanik dhe gruas së tij amerikane thotë gjithashtu se po ofron “ndihmë urgjente” për partnerët e saj dhe organizatat e tjera në vijën e frontit në Izrael. 

Harry dhe Meghan nuk janë të parët mbretërorë britanikë që flasin hapur për situatën në Izrael dhe Rripin e Gazës. Princi William dhe Princesha Catherine e dënuan më parë sulmin e Hamasit. Mbreti Charles gjithashtu tha se ishte “i tronditur” nga situata./Indeksonline/