10:55 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / L K

Harry dhe Meghan publikojnë trailerin e dokumentarit, shfaqen si asnjëherë më parë

Netflix publikoi këtë të enjte trailerin e parë për dokumentarin e tij të ardhshëm mbi Dukën dhe Dukeshën e Sussex. I titulluar Harry &Meghan, dokumentari do të hedhin dritë mbi pikat e larta dhe të ulëta të historisë së dashurisë së çiftit.

Vështrimi i parë intim i serialit dokumentar, i cili do të shfaqet premierë në dhjetor në gjashtë episode, përfshin pamje personale nga jeta e çiftit së bashku, duke përfshirë pritjen e dasmës sw tyre në vitin 2018, udhëtimi në Afrikë dhe ndërsa Meghan është shtatzënë. Përveç momenteve të gëzimit, ata tregojnë edhe vështirësitë me të cilat u përballën në qendër të vëmendjes mbretërore. Meghan shihet duke fshirë lotët në një foto dhe çifti shfaqet në ceremoninë e Ditës së Commonwealth 2019 mes tensioneve me familjen mbretërore dhe mediat.

Ata gjithashtu hodhën dritë mbi arsyen pse vendosën të ndajnë historinë e tyre për herë të parë. “Pse keni dashur ta bëni këtë dokumentar? pyetet çifti në promo.”Askush nuk e sheh atë që po ndodh pas dyerve të mbyllura”, thotë Harry. “Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”. Sipas Netflix, “seriali eksploron miqësinë së tyre të hershme dhe sfidat që i bënë ata të ndihen të detyruar të tërhiqen nga rolet e tyre me kohë të plotë nga institucioni.