75 Mall Live Search
14:32 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / L A

Harry Kane bëhet me statujë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane bëhet statujë në Londër.

Kjo statujë është përuruar në qendrën e Peter May, pikërisht në vendin ku Harry Kane mori hapat e parë në karrierën e tij.

Këshilli i Waltham Forest financoi statujëm 5 vjet më parë, mirëpo nuk kishin mundur të gjenin vendin ku ta vendosnin këtë statujë.

Në përurim ishte vetë Kane, ku i cili bëri një “Selfie” pranë statujës së tij.

“Një moment i vërtetë krenarie për mua që të kthehem atje ku filloi jeta ime në futboll dhe të zbulojë një statujë . Shpresoj që të ndihmojë në frymëzimin e brezit të ardhshëm që të punojë shumë dhe të besojë në veten e tyre”, tha Kane në një postim në X./IndeksOnline/