Harry Kane dekorohet nga familja mbretërore
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane mori MBE (Medalje nderi nga shtëpia mbretërore), pasi udhëhoqi ekipin kombëtar në gjysmëfinale të Kupës së Botës në vitin 2008 në Rusi.
Sulmuesit të Tottenham nderi iu dorëzua për shërbimet në futboll nga princi Willian.

Ai mori pjesë në ceremoninë në Buckingham Palace të enjten me të fejuarën e tij Kate Goodland dhe prindërit Kim dhe Patrick Kane.
Kane shënoi gjashtë gola për Anglinë në Kampionatin Botëror, por ekipi u rrëzua nga Kroacia pas arritjes së katër të fundit. /IndeksOnline/