Harry Kane e vendos në shitje veturën e tij “Bentley”

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë dhe skuadrës së Bayern Munchenit, Harry Kane e ka vendosur në shitje veturën e tij super luksoze, Bentley.
Në një faqe online “Autotrader”, Harry Kane e ka vendosur veturën e tij në shitje, shkruan Indeksonline
Çmimi që i ka vendosur ylli i klubit gjerman kësaj makine është plotë 83 mijë euro dhe janë vetëm 710 kopje të tilla të disponueshme në gjithë botën.
Çmimi fillestar i kësaj makine thuhet se është rreth 240 mijë euro. Kjo do të thotë se vetura ka humbur rreth 65 për qind të vlerës së saj.
Është e zakonshme që makinat të humbasin vlerën e tyre, pasi konsumohen dhe dalin në treg modelet e reja. Kanë këtë veturë e bleu në vitin 2020. Që atëherë, thuhet se ai ka bërë vetëm 40 mijë kilometra me të.
Arsyeja pse Kane po e shet këtë veturë është kahja e timonit, e cila nuk përshtatet në Gjermani. Timoni është në krahun e djathtë, si shumica e veturave në Britaninë e Madhe./Indeksonline/