Harry Kane flet për kundërshtarin PSG-n: Ata kanë treguar pse janë kampionët!
Sulmuesi i Bayern Munchen, Harry Kane mbrëmë ka folur pas ndeshjes ndaj Real Madridit, por për kundërshtarin e tij të ri, PSG-në.
“Bavarezët” mbrëmë fituan 4:3 ndaj klubit spanjoll dhe u kualifikuan në gjysmëfinalen e Champions League, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Kane foli për kundërshtarin e ri që do të jetë PSG-ja.
“PSG-ja ka treguar pse është kampion në fuqi. Do të jetë një ndeshje tjetër e fortë fizike. Ne ndihemi të fortë dhe besojmë se mund të mposhtim këdo kur jemi në nivelin tonë më të lartë”, u shpreh Harry Kane
Kujtojmë që Kane shënoi gol mbrëmë në “Allianz Arena”./Indeksonline/

