75 Mall Live Search
17:25 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / Gj Sh

Harry Kane futet në listën e golashenuesve më të mirë të kombëtareve evropiane

Harry Kane mbrëm shënoi dy gola tjerë me kombëtaren e Anglisë në fitoren 5-0 ndaj Letonisë, ku ”Tre Luanët” siguruan kualifikimin në Kupën e Botës.

Por sulmuesi i Bayern Munich kme këto dy gola ka arritur një rekord personal, duke u futur në listën e pesë futbollisteve më shumë gola të shënuar me kombëtaren, shkruan IndeksOnline.

Kane tashmë ka 76 gola në karrierë me kombëtaren e Anglisë.

Para tij janë, Ferenc Puskas i Hungarisë me 84 gola, Robert Lewandowski i Polonisë me 87 gola, Romelu Lukaku i Belgjikës me 89 gola, derisa Cristiano Ronaldo është i pari në listë, me një numer rekord prej 143 gola të shënuar me kombëtaren e Portugalisë./IndeksOnline/