Harry Kane ka shënon një rekord të madh personal, në ndeshjen ndaj Ludogoretsit

Sulmuesi i anglez, Harry Kane ka shënuar golin e tij të 200 nën fanellën e Tottenhamit, pas plotë 300 paraqitjeve me “Gjelat”.
Kane, ka shënuar për epërsinë e Tottenhamit në pjesën e parë në minutën e 13’të të takimit, shkruan IndeksOnline
Me këtë gol, Kane vendos një rekord të tij personal me 200 gola të shënuar për klubin e Jose Mouirnhos.
Kane është futbollisti i parë që ia arrin të shënojë 200 gola në 300 paraqitje, edhe pse një gjë të tillë e kishin bërë edhe Henry e Roony, por me më shumë paraqitje.