Harry Kane martohet me ‘shoqen e ngushtë’
Kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është martuar me dashurinë e fëmijërisë, Katie Goodland në një ceremoni të fshehur.
Çifti ishin në lidhje që nga koha kur ishin në shkollë, transmeton Indeksonline.

Ata tashmë kanë dy fëmijë së bashku, vajzat Ivy dhe Vivienne.

Kane i kishte propozuar asaj në vitin 2017 në Bahamas.

Sulmuesi i Tottenham ka postuar fotografi nga ceremonia duke shkruar:” Më në fund u martova me shoqen time më të mirë! Unë të dua Katie Goodland”./Indeksonline/
