75 Mall Live Search
07:59 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / G T

Harry Kane rikthehet te Tottenhami? Flet Thomas Frank: Të gjithë tifozët e duan këtë…!

Trajneri i Tottenham Hotpsurit, Thomas Frank, ka folur për një rikthim të mundshëm në Londër të sulmuesit, Harry Kane.

Kane ka kontratë me Bayern Munchenin deri në vitin 2027 dhe as që është raportuar për një lëvizje të mundshme drejt Spurs-ave, por ata ende ëndërrojnë që 32-vjeçari të rikthehet në “London Stadium”, shkruan Indeksonline

Thomas Frank, foli për një rikthim të mundshëm të tij në Spurs.

“Të gjithë tifozët e Tottenhamit, duke përfshirë këtu edhe vetën time – e duan rikthimin e Kane. Nëse ai dëshiron të na bashkohet, është i mirëseardhur”, u shpreh Thomas Frank

Kujtojmë se Kane u largua nga Tottenhami dhe iu bashkua Bayern Munchenit./Indeksonline/