14:06 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Harry Kane vendos të qëndrojë tek Tottenham

Pavarësisht se ka qenë subjekt i diskutimeve për një largim të tij këtë verë, Harry Kanë ka vendosur që të qëndrojë tek ekipi i Spurs.

Anglezi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se nuk do largohet këtë afat, duke iu falënderuar tifozëve të Tottenham për përkrahjen.

“Ishte e jashtëzakonshme pritja e tifozëve ditën e dielm dhe mesazhet suportuese nga ana e tyre që kam dëgjuar kohën e fundit”, tha Kane.

“Unë do të qëndrojë tek Tottenham këtë verë dhe do të fokusohëm 100% për ta ndihmuar ekipin të arrijë sukses”, përfundoi Kane.

Anglezi ishte i lidhur ngusht me një kalim të mundshëm tek Manchester City, por si duket ka ndryshuar mendje.