Harry Maguire dënohet me 15 muaj burgim
Kapiteni i Manchester Unitedit dhe mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Harry Maguire, është dënuar me 15 muaj burg me kusht nga një gjykatë në Mykonos, lidhur me një incident të ndodhur në gusht të vitit 2020.
Sipas vendimit të gjykatës, Maguire u shpall fajtor për tre akuza: sulm i lehtë, kundërshtim ndaj arrestimit dhe tentativë për ryshfet, shkruan Indeksonline
BREAKING: Harry Maguire has been handed a 15 month suspended sentence after a guilty verdict by the Greek Courts.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) March 4, 2026
Maguire has been convicted of all three counts of non-serious assault, resisting arrest and attempted bribery for an incident in Mykonos in August 2020. pic.twitter.com/hKh58xFFqZ
Çështja lidhet me një përplasje me efektivët e policisë në ishullin turistik grek gjatë pushimeve verore të futbollistit.
Dënimi me kusht nënkupton se lojtari nuk do të vuajë dënimin me burg, përveç nëse kryen një tjetër shkelje penale brenda afatit të përcaktuar nga autoritetet gjyqësore.
Pala mbrojtëse e Maguire pritet të reagojë zyrtarisht lidhur me vendimin, ndërsa edhe Manchester United ende nuk ka dalë me një deklaratë të detajuar publike për rastin./Indeksonline/

