14:07 / E Enjte, 07 Mars 2024 / AR

Harry Styles bën hapin serioz në romancën e re

Harry Styles është gati të hedhë hapin e radhës në lidhjen e tij me aktoren Taylor Russell. Burime pranë muzikantit 30-vjeçar, të cilët folën ekskluzivisht për DailyMail.com, zbuluan se ai po planifikon të krijojë familje me aktoren kanadeze, dhe se një bebush është në horizont.

“Ai është i dashuruar me Taylor. Ai dëshiron të krijojë një familje me të dhe kjo është faza tjetër e jetës së tij”, thonë burimet. 

Ylli i popit ka kaluar pjesën më të madhe të 8 muajve të fundit me Russell në Londër, pasi ata janë fotografuar së bashku në daljet dhe xhirot me biçikletë. Ata kanë mbështetur njëri-tjetrin edhe në karrierën e tyre, pasi Russell kishte qenë në një koncert të këngëtarit britanik dhe e ka ndjekur në çdo shfaqje të tij.