75 Mall Live Search
16:35 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / AR

Harry Styles goditet në pjesën intime gjatë performances

Harry Styles u përball me një incident në një nga koncertet e tij të fundit.

Teksa fliste me fansat, siç bën në mënyrë rutinore gjatë gjithë koncerteve të tij, Harry është goditur me një shishe në zonën e tij intime.

Momenti është xhiruar nga të pranishmit, duke u bërë viral më pas në rrjet.

Pas incidentit, Styles tregoi menjëherë shenja shqetësimi, duke u përkulur përpara se të thoshte në mikrofon: “Tani kjo është për të ardhur keq”.