Harry Styles i prishi fejesën aktores? Zbulohen detaje të reja nga lidhja e këngëtarit me Olivia Wilde

Vetëm pak javë më parë mediat rozë bënë publike lidhjen e re të Harry Stylesit me Olivia Wilden. Ata të dy u fotografuan bashkë në dasmën e një shoku dhe më pas në shtëpinë e Harry-t.
Megjithëse marrëdhënia e tyre ka vetëm pak kohë që është bërë publike, thuhet se ka nisur që në vjeshtë, ndërkohë që të dytë punonin për filmin “Don’t Worry Darling”. Burime pranë këngëtarit kanë treguar se atë e ka tërhequr inteligjenca dhe natyra e pavarur e aktores.
“Harryt i pëlqen që Olivia ka shumë vetëbesim dhe është e zgjuar. Inteligjenca e saj dhe natyra e pavarur ishin gjërat e para që e bën Harryn të tërhiqej pas saj”, kanë thënë burimet për “Us Weekly”.
Madje thuhet se dashuria që lindi midis tyre në sheshxhirim, lëkundi edhe romancën mes Olivia Wildes dhe Jason Sudeikisit, me të cilin ajo kishte disa vite e lidhur dhe madje ishte edhe e fejuar.
Ata të dy u ndanë në nëntor, ndërkohë që lidhja midis Wildes dhe Stylesit besohet se ka lindur që në vjeshtë.
Ajo nisi xhirimet për “Don’t Worry Darling” në shtator dhe në tetor, ndërsa Jasoni gjatë kësaj kohe e kuptoi se ajo nuk donte të kishte më lidhje me të.
Në nëntor ata njoftuan ndarjen”, kanë thënë disa burime, duke shtuar se ata nuk kishin asnjë problem midis tyre, derisa Olivia nisi xhirimet për filmin me Harry-n.