20:25 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb shfaqet edhe në një ndeshje hendbolli

Harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me shkrimin: “S’ka dorëzim” është shfaqur edhe në një ndeshje hendbolli.

Ky flamur është shfaqur në një ndeshje të garave evropiane të hendbollit të luajtur në Slloveni, mes Gorenje Velenje dhe Partizanit të Beogradit.

Skuadra sllovene shënoi fitore bindëse, kurse ai flamur ishte në pjesën e tifozëve të paktë serbë që ishin prezentë.

Image

Ky flamur u shfaq edhe në ndeshjen e parë të Serbisë në Kampionatin Botëror ndaj Brazilit.

Flamuri ishte edhe në shkallët e stadiumit, e edhe në zhveshtoren e ekipit serb.

Për këtë, FIFA e ka dënuar dje Federatën serbe të futbollit me 20 mijë franga.