Harta: Ku ka më shumë raste të koronavirusit në Zvicër

Në përgjithësi, 13 nga 26 kantonet e Zvicrës kanë deklaruar raste të koronavirusit. Në numrin e fundit, ka pasur 56 raste të konfirmuara, përcjell albinfo.ch.
Gjatë ditës së martë shtatë raste të reja u zbuluan në Cyrih, së bashku me rastet në Freiburg, Bern, Grisons (Graubunden), Bazel, Neuchatel dhe Vaud.
Harta interaktive më poshtë tregon se cilat kantone në vend aktualisht kanë më së shumti raste dhe cilat kantone deri më tani nuk kanë infeksione të konfirmuara.
