Harvey Weinstein akuzohet nga aktorja pë sulm se*sual

Julia Ormond është duke ndërmarrë veprime ligjore mbi një sulm të dyshuar se*sual nga Harvey Weinstein në 1995.
Sipas një ankese të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut, Ormond zhvilloi me të një darkë biznesi në dhjetor 1995 për të diskutuar një projekt për të cilin ajo ishte e interesuar.
Gjatë darkës, Weinstein,këmbënguli se do të diskutonte projektin vetëm në apartamentin e aktores dhe dyshohet se e detyroi atë të kryente akte se*suale me të pasi mbërritën të dehur, në apartamentin e saj.
Aktorja është e njohur për rolet në filma si Legends of the Fall të vitit 1994 me Brad Pitt, plus, në 1995, Sabrina dhe First Knight. Ajo luajti Vivien Leigh në 2011 My Week with Marilyn, dhe së fundmi luajti në serialin The Walking Dead: World Beyond.
Padia gjithashtu kërkon dëmshpërblim nga ish-agjencia e saj Creative Artists Agency, kompania e atëhershme e Weinstein Miramax dhe kompania e saj mëmë Disney. Ormond pretendonte se CAA “e dinte mirë për sjelljen e Weinstein sulmuese dhe shfrytëzuese, veçanërisht me aktoret e reja me të cilat Weinstein takohej për qëllime biznesi.
Një përfaqësues i Harvey tha për PEOPLE se ai “mohon kategorikisht akuzat e bëra kundër tij nga Julia Ormond dhe është i përgatitur të mbrojë veten .”