14:25 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Harxhon 35 mijë dollarë për t’i ngjarë Meghan Markle

Edhe pse ka thuajse një vit që është bërë pjesë e familjes mbretërore, Meghan Markle është shndërruar në një nga personazhet më me shumë influencë jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe më gjerë.

Ish-aktorja e ‘’Suits’’, e cila tashmë mban titullin e dukeshës së Sussex-it, arrin të shkaktojë bujë në çdo dalje publike, sidomos kur bëhet fjalë për t’u treguar kryeneçe dhe thyer rregullat e oborrit. Ndikimi i saj në trendin e momentit është gjithashtu i padiskutueshëm, por mamaja në pritje të ëmbël tashmë po nxit shumë vajza e gra që t’i ngjajnë.

Të gjitha ndihemi pak princeshë nga brenda, por një 36-vjeçare nga Texas, e identifikuar si Xochytl Greer, është e vendosur t’i ngjajë Meghan-it edhe nga pamja e jashtme. Avokatja amerikane, mama e 3 fëmijëve, ka shpenzuar plot 35.000 dollarë për t’i ngjarë bashkëshortes së princit Harry, ndonëse rezultati nuk është ai që prisni.

Dëshira për t’u dukur si dukesha nisi një vit më parë. Siç tashmë e dimë, martesa e famshme mbretërore bëri jehonën e shtypit për një kohë të gjatë, dhe sa më shumë shikonte dhe dëgjonte rreth Meghan Markle, aq më shumë donte të dukej si ajo. ‘’Kam qenë gjithmonë rosaku i shëmtuar, të cilit askush nuk i hidhte sytë. Për mua Meghan është shembulli i përsosmërisë fizike. Kam bërë disa ndërhyrje estetike dhe kam vendosur të bëj akoma në të ardhmen.’’-rrëfen ajo për shtypin britanik.

Xochytl ka zvogëluar hundën, ka hequr dhjamin në zonën e barkut dhe në brendësi të kofshëve dhe ka ndërhyrë tek nofulla. 36-vjeçarja i është nënshtruar gjithashtu trajtimeve estetike si Botox për buzët, rrudhat e ballit dhe rrathët e zinj poshtë syve.

‘’Kur shikoj veten në pasqyrë, ndihem më mirë dhe mbi të gjitha e lumtur. Ndoshta nuk ngjaj dhe aq fizikisht me Meghan, por thellë brenda vetes e di që jam një princeshë po aq bukur sa jo.’