Hasanaj: Personi i plagosur në Gjakovë është jashtë rrezikut për jetën
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.
Ushtruesi i detyrës i shefit të Emergjencës, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, Ilir Hasanaj ka dhënë detaje lidhur me personin e plagosur në Gjakovë.
Hasanaj, në një prononcim për media, ka thënë se gjendja e personit të plagosur është stabile dhe se ai është jashtë rrezikut për jetën.
“Po, në orën 5 e 20 të mëngjesit e kemi pranu një pacient, i cili ka qenë i plagosur. I janë bërë të gjitha ekzaminimet dhe trajtimi i nevojshëm. Pacienti është pranu në Repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejmë. Gjendja e pacientit është stabile. Meqë është në Ortopedi është gjendje stabile, nuk është në rrezik për jetën”, tha ai.


