22:03 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Hasani: “15 vjet burg për ata që mirren me kurdisje”

Në Kosovë shpesh flitet për kurdisje por shumë pak është bërë për parandalimin e kësaj dukurie.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka deklaruar që ligji i ri ka sanksione të rrepta për ata që përfshihen në kurdisje të ndeshjeve në sport.  


Ai ka thënë se tashmë është krijuar një ekip nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të merret me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve dhe dhunës në sport.


“Dënimi maksimal mund të shkojë deri në 15 vite burg” deklaroi Hasani.