17:08 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hasani, i gatshëm për çdo qytetarë dhe biznese

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot ka takuar ministrin e Ministries së Tregtisë dhe Industrisë  BajramHasani dhe sfatin e tij. Kenan Gashi, drejtori ekzekutiv i AVONET-it falenderon ministrin z. Hasani për bashkëpunimin dhe për marrjen parasysh të kërkesave të adresuara dhe shqyrtimin e tyre.

Gashi thekësoj se kjo ministri ka treguar progres të madh duke dhënë mundësi prodhuesve vendor, e duke ju krijuar edhe infrastrukturë ligjore, e administrative bizneseve vendore.

AVONET  ka monitoruar departamentet e kësaj ministrie dhe agjencive, me të cilët me ardhjen në krye të ministri z. Hasani, ka ndryshuar edhe komunikimi dhe është krijuar një ambient më i favorshëm si për OJQ ashtu edhe perpronaret e bizneseve.

Ministri Bajram Hasani theksoi se pas ardhjes së tij në krye të këtij institucioni, janëkrijuar kushte më të favorshme dhe është vënë si prioritet në ministri krijimii e kushteve për prodhuesit vendorë,marrja e masave mrojtëse, veçanarisht për miell dhe materiale ndërtimore(blloka).

Hasani, kërkoj që për çdo shqetësim që mund të kenë si nga shoqëria civile, bizneset, e

poashtu edhe nga qytetarët të dejtohen në këtë Ministri ku do të shqyrtohen të gjitha çështjet.

U bë e ditur se Ministria ka vënë edhe disa numra kontaktues ku gjatë 24 orëve mund të adresohet çdo shqetësim apo problem që hasin qytetarët në fushat që janë kompetencë e kësaj Ministrie.