75 Mall Live Search
22:25 / E Martë, 18 Prill 2023 / MSH

Hasani: Marrëveshja e Ohrit është shumë më tepër se “Zajednica”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, njëherësh propozim evropian, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hasani ka thënë se Marrëveshja e Ohrit thotë se ka elemtente që do të zbatohen e janë më tepër se ato të Asociacionit të komunave serbe.

“Shumë më tepër se Zajednica ëshë ajo ka një mekanizëm implementues që nuk e kanë pasur më përpara”.

“Ai mekanizëm implementues është ai që ka ndërmjetësuar deri dje, tash është sigurues dhe mbikëqyrës, ai e tregon atë”, ka thënë Hasani.