11:05 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hasani ministri më i suksesshëm, çka thotë Fatmir Limaj

Ditë më parë njohësit e çështjeve politike dhe drejtues të odave të ndryshme tregtare e kanë vlerësuar ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin si ministrin më të suksesshëm në 100 ditët e para të qeverisë Haradinaj.

E, këtë vlerësim e ka komentuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Ai në Tribuna Channel ka thënë se sukseset dhe rezultatet e një dikasteri të caktuar janë rezultat i një punë ekipore. Tre muajt e parë të kësaj qeverie, Limaj ka thënë se kanë qenë të fokusuar në realizimin e objektivave të përbashkëta.

“Dinamika është shtuar. Ministrat janë të fokusuar të kryejnë detyrat. Nuk jemi aty për të mbajtur ligjërata. Ministri është menaxher dhe ai duhet ta fus gjithë ministrinë e tij në funksion të kryerjes se objektivave të vendosura nga Qeveria Ata presin nga drejtuesi dinamikë dhe punë”, ka thënë Limaj.

Temat: