Hasani: Për një vit udhëheqje të MTI-së, kemi bërë punë të madhe në mbrojtje të prodhuesve vendor
Kandidati për deputet i AAK-së, Bajram Hasani ka thënë se për një vit udhëheqje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka punuar që të jetë mbështetje e fuqishme e prodhuesve vendor.
“Kemi punuar shumë. Për një vit të udhëheqjes së MTI-së me Ramush Haradinajn, kemi punuar dhe jemi munduar të bëjmë më të mirën për vendin.
Për këtë vit sa e kam udhëhequr, është bërë punë e madhe sa i përket ligjeve në mbrojtje të prodhuesve vendor. Jemi munduar që t’i ofrojmë vendit, bizneseve, mbështetje, fillimisht sa i përket legjislaturës”, ka thënë Hasani në “Magazina Zgjedhore” në Klan Kosova”.