75 Mall Live Search
13:24 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hasani përkujton dëshmorët e brigadës 121 “Kumanova”

Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve të UÇK-së, të Brigadës “121 Kumanova”, drejtues të NISMA Socialdemokrate kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve të kësaj brigade.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me këtë rast ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se duke i përkujtuar dhe nderuar ata që dhanë çdo gjë për lirinë tonë ne nderojmë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani:

Sot në Kleçkë, në nderim të dëshmorëve të brigadës “Ismet Jashari – Kumanova”.

Duke i përkujtuar dhe nderuar ata që dhanë çdo gjë për lirinë tonë ne nderojmë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Ditë të tilla na përkujtojnë se sa shumë dhamë për këtë tokë e na obligojnë që të punojmë edhe më shumë për vendin tonë!

Lavdi dëshmorëve të kombit!