Hasani: Programi i koalicionit AAK-PSD garanton zhvillim të hovshëm ekonomik
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bajram Hasani ka thënë se programi ekonomik i koalicionit AAK-PSD, garanton zhvillim më të mirë ekonomik në Kosovë.
Hasani nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë takimit me banorët e fshatrave Bresalc, Ponesh e Zhegovc ka shpalosur programin ekonomik të këtij koalicioni.
“Qeveria në ardhje e Ramush Haradinajt, pas 6 tetorit do të sigurojë një zhvillim më të mirë ekonomik të vendit nëpërmjet lehtësirave në politikat fiskale, mbrojtjes së prodhuesve vendorë.” ka thënë ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sonte për të bashkëbiseduar për programin ekonomik të koalicionit AAK-PSD ishim në fshatrat Bresalc, Ponesh e Zhegovc. Qytetarët tashmë janë të bindur se programi ynë, është ai i cili garanton një zhvillim shumë të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.
Ata e mirëpritën idenë tonë për Fondin Zhvillimor.
Qeveria në ardhje e Ramush Haradinajt, pas 6 tetorit do të sigurojë një zhvillim më të mirë ekonomik të vendit nëpërmjet lehtësirave në politikat fiskale, mbrojtjes së prodhuesve vendorë.
Voto 119 për 100 % zhvillim, 100 % shtet
Voto Ramush Haradinaj 1
Voto Bajram Hasani 31