Hasani: Qeveria e Kosovës e ka rritur përkrahjen për aktivitetet e studentëve
HASANI: QEVERIA E KOSOVËS E KA RRITUR PËRKRAHJEN PËR AKTIVITETET E STUDENTËVE
Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hasani njëherë Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re, ka takuar drejtues të studentëve nga Universitet Publike në Kosovë. Në këto takime u vlerësua puna e mirë e Parlamenteve Studentore në të mirë të zhvillimit dhe avancimit të të punës akademike në Universitete, si dhe ju ofrua përkrahje në emër të Qeverisë.
Hasani tha se Kosova ka një rini të shkëlqyeshme, të gatshme dhe me potencial që të përballet me sfidat në të ardhmen, që të marrë përgjegjësi për proceset në vend.
“Kosova, me popullatën më të re evropiane, meriton vendim-marrje kushtuar të rinjve. Dashuria ndaj republikës janë tipare të rinisë sonë, ndërsa ne së bashku do ta sigurojmë fuqizimin e të rinjve në ekonominë dhe shoqërinë tonë”, u shpreh Hasani.