75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hasani: Ramush Haradinaj i ka gjasat më të mëdha që të jetë president

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, beson se Ramush Haradinaj mund të bëhet president i ardhshëm i shtetit të Kosovës.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai u shpreh se i pari i AAK-së i ka gjasat më të mëdha se pretendentët e tjerë të politikës.

“Nuk do te isha çuditur dhe besoj që në konjekturat çfarë janë dhe që mund të krijohen, Ramushi e fiton, pra Ramushi bëhet president”.

“Unë e shoh që mund të fitojë pa asnjë problem”.

“Së pari, tani po flas juridikisht, pse duhet të çuditemi?Ai i ka 35 vjet, kjo për president ajo kërkohet, dhe të tjera. Më pas, çështja tjetër është se cili ka qenë niveli i dy pararendësve të tij?”

E dyta: Konjekturat politike nuk krijohen me dhe lidhur me postin e presidentit. Krijohen me dhe lidhur me statusin ose gjendjen kundrejt Gjykatës Speciale, fazës së implementimit të marrëveshjes për deklaratës së Uashingtonit dhe kjo është faktor tjetër dhe besoj se edhe kjo i shkon në favor Ramushit më shumë se pretendentëve të tjerë”.

“Prej këtyre që janë të politikës, gjasat më të mëdha i ka Ramush Haradinaj që të jetë president. Kështu unë e shoh”.

“Besoj që nëse jo me tentimin parë, me të tretin mund të fitojë 61 vota pa problem”, u shpreh Hasani.