19:36 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Deputeti i PDK-së, thotë se s’kanë çfarë të bëjnë pesë zëvendësministra në një ministri (Video)

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka komentuar numrin e madh të zëvendësministrave në qeverinë Haradinaj.

Hasani në emisionin “InfoBox” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk kanë çfarë të bëjnë pesë zëvendësministra në një ministri.

“Ta kishim ligjin kjo nuk do të kishte ndodhë, psh: ministri i arsimit i ka pesë zëvendësministra e që janë shumë”, ka thënë Hasani.