20:47 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Hasani: Të rinjtë të fokusohen në zhvillimin ekonomik të republikës

Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hasani njëherë Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re në Zyrën e Kryeministrit , gjatë një takimi me të rinj u ka bërë thirrje atyre që të aftësohen profesionalisht dhe të orientohen në zhvillim ekonomik.

Në këtë takim u vlerësua puna e mirë e Parlamenteve Studentore në të mirë të zhvillimit dhe avancimit të punës akademike në Universitete, si dhe ju ofrua përkrahje në emër të Qeverisë së vendit.

Hasani tha se “Kosova ka një rini të shkëlqyeshme, të gatshme dhe me potencial që të përballet me sfidat në të ardhmen, që të marrë përgjegjësi për proceset në vend si dhe u rekomandoj të rinjve që të vijojnë shkollat profesionale, të aftësohen profesionalisht si dhe të orientoheni në zhvillim ekonomik, e që është e domosdoshme për Republiken” përfundoi Hasani.