75 Mall Live Search
14:00 / E Premte, 17 Maj 2024 / S Z

Hasani thotë se Kosova humbi mundësinë historike, bën thirrje të përmbushën zotimet

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se Kosova ka humbur mundësi historike që nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës sot teksa i ka bërë thirrje qeverisë që të angazhohet për të përmbushur zotimet e dhëna.

Në një postim në rrjetin social X, Hasani ka thënë se përveç përmbushjes së zotimeve të dhëna, qeveria duhet të angazhohet që në të ardhmen e afërt të mbahet edhe një tjetër mbledhje e Komitetit të Ministrave të KiE-së.

“Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës të premten është mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formësimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike”, ka shkruar Hasani.