75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 14 Tetor 2022 / B O

Hasbulla firmos me UFC dhe konfirmon ndeshjen e tij të parë

Hasbulla Magomedov ka firmosur me UFC një kontratë 5-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku është shumë i famshëm.

“Zërat janë të vërteta. Kam nënshkruar kontratë për t’u ndeshur në UFC. Detajet do të bëhen të ditura në fund të vitit”, lexohet në postimin e Hasbullës, i cili ka 2,1 milionë ndjekës në Instagram dhe 4,3 miliardë shikime në TikTok.

Connor McGregor postoi një fotomontazh të tijin me Hasbullën, por e fshiu më pas. Vetë Hasbulla u përgjigj duke i thënë ish-kampionit irlandez: “Pse i fshin postimet sa herë që të përgjigjem unë? Dana White dhe UFC, ju lutem, bëni të mundur të ndeshem me këtë pulë, do ta ha të gjallë. Jam shumë i uritur, do ta shkatërroj me shpirtin tim sa një mal. Vëllai im Khabib e shkatërroi atë bashkë me skuadrën, tani është radha ime”.