Haset duke konsumuar marihuanë në Fushë Kosovë, policia ia konfiskon pasaportën zvicrane

Sonte rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë një person është hasur duke konsumuar substanca narkotike të marihuanës në hotelin “Qama Grill”.
IndeksOnline mëson nga burimet e veta se Policia e Kosovës ka bastisur dhomën e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të dyshuar marihuanë, e cila është konfiskuar.
Po ashtu mësohet se i dyshuari është shoqëruar për në stacion të policisë në Fushë Kosovë, mirëpo i njëjti është liruar me procedurë të rregullt.
Burime të sigurta për IndeksOnline kanë thënë se me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është seukestruar pasaporta e shtetit zvicran pasi i njëjti nuk kishte adresë banimi në Kosovë./IndeksOnline/