Hashim Rexhepi, thyen heshtjen flet pas një kohe të gjatë për inflacionin, ekonominë

Kosova këtë vit do të ketë një ngadalësim të theksuar të rritjes ekonomike. Rritja e Bruto Produktit Vendor(GDP) në vitin 2022, ishte më e ulëta në 10 vjetët e fundit, vlerëson eksperti i ekonomisë, Hashim Rexhepi. Ai në një intervistë për “IndeksOnline”, ka kërkuar që përmes politikave ekonomike stabile mund të ndërmerren masa për zbutjen e efektit të inflacionit që tashmë ka rritje të pa kontrollueshme.
Me këtë trend të zhvillimeve ekonomike globale, Kosova sipas tij këtë vit vështir se do të mund të arrij rritjen ekonomike 4 përqin.
“Përkundër rritjes ekonomike në vitin 2021, në vitin 2022 kishte rritje simbolike diku me 3.2 përqind, që edhe vitin 2023 e bënë shumë ta paqëndrueshme dhe të pa parashikueshëm. Unë nuk pres që rritja ekonomike këtë vit të kaloj 4 përqindëshit varësisht prej zhvillimeve”, thotë Rexhepi.
Sipas tij, Kosova duhet të ketë orientim strategjikë që duhet të ndjekë në të ardhmen të ndërtohet një strukturë e qëndrueshme ekonomike të veprohet në rritjen e produktivitetit në biznese, koncentrimi në zhvillimin e bujqësisë si dhe ndërtimi i kapaciteteve ri-gjeneruese të energjisë.
Po ashtu ai thotë se përkundër investimeve të mëdha që janë bërë në investimet në fushën e arsim tek modernizimi i teknologjisë informative si dhe në profesioneve që kanë perspektivë.
Po ashtu fushë tjetër e rëndësishme sipas tij që duhet të përmirësohet është edhe sektori privat. Sepse në këtë sektor ai thotë se ende nuk ka një strategji për ti qaset këtij sektori e që dominohet për shkak të mungesës të një politike stimuluese.
Rexhepi po ashtu ka përmendur edhe mos zgjidhjen e problemit me Serbinë, ku sipas tij kjo u ka marrë kohë secilës qeveri.
“Mos zgjidhja e problemit me Serbinë, ka bërë që qeveritë tu shërbej si mbulesë për mos punën që e kanë në sektorin e ekonomisë dhe rritjes së mirëqenies të shoqërisë kosovare. Kështu që një stabilizim i përgjithshëm politikë i vendit është faktor i rëndësishëm për integrimin më të shpejt të Kosovës në rrjedhat globale”, ka thënë Rexhepi./IndeksOnline/
Intervista e plotë: