75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Hashim Thaçi bën homazhe tek varri i Adem Demaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.

Nën shoqërinë e këshilltarëve të tij, Thaçi i ka lënë një buqetë lule tek varri i Demaçit, shkruan Indeksonline.

Nesër bëhen një vit nga vdekja e Demaçit.

Demaçi ishte personaliteti shqiptar që vuajti dënimin më të gjatë në ish-Jugosllavi, në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare./Indeksonline/