Hashim Thaçi edhe në Komoran pritet si HERO!

Ka përfunduar intervistimi i kreut të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa ai sot ka arritur në Kosovë.
Për të u organizua pritje madhëshore në pikën kufitare në Morinë, ku kishin dal qindra simpatizantë me flamuj e tupana.
Si hero u prit edhe në Komoran. Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet fluks i madh i qytetarëve të cilët janë në përkrahje të presidentit.
Kujtojmë që nesër në ora 08:00, Thaçi do të flet për katër ditët e kaluara në Hagë.

